Komisioni i Integrimeve përkrah rishikimin e buxhetit

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 12:41
Komisioni i Integrimeve përkrah rishikimin e buxhetit

Komisioni për Integrime Evropiane, sot, ka mbajtur një mbledhje virtuale, ku ka shqyrtuar rishikimin e buxhetit dhe ky komision e ka përkrahur projektligjin në fjalë, me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.

“Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësim-ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Pas diskutimeve, komisioni njëzëri përkrahu projektligjin, me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional”, është thënë nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës . ë

Rishikimi i buxhetit dështoi të kalonte në Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve për shkak të kuorumit, ndërsa është paraparë të shqyrtohet edhe në Komisionin për Legjislacion.

(Kosova Sot Online)