“Pse po bohesh histerike, jemi ka tutemi prej teje”, vazhdon përplasja në komision

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 14:11
“Pse po bohesh histerike, jemi ka tutemi prej teje”, vazhdon përplasja në komision

Raportimi i Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj në Komisionin për Punë të Jashtme po vazhdon me përplasje në mes të ministres dhe deputetes së LVV’së, Fitore Pacollit.

Përplasja ka filluar ku Haradinaj nisi që të ju përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Derisa, ministrja po përgjigjej, Pacolli ndërhynte në përgjigjet e saj.

Këtu reagoi kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj. Ajo tha se do të vendos për mbyllje të punës së komisionit.

“Fitore s’je moderatore e komisionit, apo na le me punu, apo e mbyllim punën e komisionit”, tha Kadrijaj.

“Pse po bohesh histerike. Jemi ka tutemi krejt prej teje”, tha tutje, kryetarja e komisionit.

Haradinaj në anën tjetër është ankuar se deputetja Pacolli nuk është duke e lënë të përgjigjet.

“S’po më len mu përgjigj Fitore”, tha ministrja.

Me të njejtin qëndrim reagoi prap edhe kryetarja e Komisionit.

“Nëse ki probleme me shëndetin trajtohu, ose leje ministren me u përgjigj”, tha Kadrijaj.

(Kosova Sot Online)