Kadrijaj – Pacollit: Bëhu më e sjellshme, se marre

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 14:18
Kadrijaj – Pacollit: Bëhu më e sjellshme, se marre

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj është duke raportuar në komisionin për Punëve të Jashtme.

Megjithatë, raportimi i saj po përcillet me përplasje në mes të ministres dhe deputetes së LVV’së, Fitore Pacollit.

Këtu ka reaguar kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj.

Kadrijaj i ka reaguar Pacollit duke kërkuar nga e njejta që të e lejojë ministren të përgjigjet në pyetje.

E njejta e ka quajtur Pacollin të pasjellshme.

“Bonu më e sjellshme se shumë e pasjellshme marre, koka dashtë veç ti me Fitoren, boneni ni debat”, ka thënë Kadrijaj.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se është e gatshme që ta pret në takim kurdo që ka kohë deputeten Pacolli.

(Kosova Sot Online)