Pezullimi i kërkesës për anëtarësim në organizata, Kujtim Shala polemizon me Meliza Haradinajn

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 14:25
Pezullimi i kërkesës për anëtarësim në organizata, Kujtim Shala polemizon me Meliza Haradinajn

Kujtim Shala nga LDK’ja ka pasur disa pyetje për Ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinajn në komisionin për Punë të Jashtme.

“Kam tërhequr vërejtjen për tipin e përfaqësimit të subjekteve politike. Kjo është çështje që do të duhej ta bisedonim vetën ne anëtarët. Për anëtarët e qeverisë komisioni ka detyrim që të krijojë kushte që të raportojnë Nuk funksionon kështu komunikimi publik”, ka thënë Shala, derisa, i ka bërë pyetjet drejtuar ministres.

“A e din kur është anëtarësuar Kosova për herë të fundit në ndonjë organizatë ndërkombëtare, kur është njohur nga ndonjë shtet, nëse na jepni përgjigjen për këtë atëherë ne kuptojmë që pezullimi s’ka kurrfarë vlere.

Pse nuk anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare unë kam përgjigje, po më intereson përgjigja e ministres, çfarë synon ministrja e jashtme.

Pezullo e ndash mos pezullo, funksionalisht se ka asnjë vlerë se s’po anëtarësohemi askund, duhet të bisedojmë pse”, ka thënë Shala.

Ministrja Haradinaj pas pyetjeve të Shalës tha se hera e fundit kur Kosova ka marr njohje të reja ishte në vitin 2018-të.

(Kosova Sot Online)