Kadriaj e mbyllë mbledhjen, akuzon deputetët e VV’së se nuk lejuan debat

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 14:34
Kadriaj e mbyllë mbledhjen, akuzon deputetët e VV’së se nuk lejuan debat

Pas disa përplasjeve, ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme.

Për të mbyllur punimet e komisionit ka vendosur kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj.

Sipas saj, kjo po bëhet për shkak të reagimeve të deputetëve të Vetëvendosjes.

“Përfundon mbledhja për shkak të pamundësisë së deputetëve të Vetëvendosjes për me bë debat të mirëfilltë”, ka thëën Kadrijaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se një gjë e tillë përbën shkelje.

“Kjo është shkelje, kjo është çasje selektive”, tha deputeti i LVV’së, Gazmend Gjyshinca.

Ministrja Meliza Haradinaj ka kërkuar nga deputeti i LVV’së që të gjitha pyetjet të ia përcjellë me shkrim.

“Të lutem dërgomi me shkrim deputet”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)