Deputetja e AAK’së shërohet nga koronavirusi

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 14:49
Deputetja e AAK’së shërohet nga koronavirusi

Deputetja e AAK’së, Albena Reshitaj ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Reshitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas vetëizolimit 18 ditor, IKSHPK ia ka konfirmuar se është shëruar.

“Pas vetëizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot IKSHPK më konfirmojë që jam shëruar plotësisht nga Covid19”, ka thënë ajo.

Reshitaj ka shkruar se pas shërimit do t’i kthehet punës.

“Tani e tutje do t’i kthehem jetës normale dhe obligimeve që më presin, veçmas ato si e zgjedhur e Popullit në Parlamentin e Kosovës, por gjithsesi duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së”, ka shkruar deputetja.

 

Miq të nderuar, Pas vetëizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot...

Publiée par Albena Reshitaj sur Mardi 28 juillet 2020

(Kosova Sot Online)