Arsim Bajrami shërohet nga Covid-19, i zbulon edhe anëtarët tjerë të partisë që janë infektuar

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 14:56
Arsim Bajrami shërohet nga Covid-19, i zbulon edhe anëtarët tjerë të partisë që janë infektuar

Ish’ministri i Arsimit nga radhët e PDK’së dhe profesori universitar, Arsim Bajrami ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Ai ka bërë të ditur se më këtë virus është përballë për dy javë dhe ka pasur ditë të vështira.

Bajrami ka falënderuar personelin e Klinikës infektive derisa ka përmendur edhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin të cilin poashtu e ka falënderuar për kujdesin.

Ish’ministri ka bërë të ditur se edhe deputeti Hajredin Kuçi është i infektuar me këtë virus.

Bajrami ka bërë thirrje për qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)