Raporti i fundit: Edhe 239 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 15:05
Raporti i fundit: Edhe 239 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 239 raste  raste me Covid-19. Kështu ka bërë më dije Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Ndërkohë sipas IKSHPK’së, në vend janë shënuar edhe 7 viktima të reja.

Rastet positive vijnë nga” komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.

(Kosova Sot Online)