Konjufca: Skënder Hyseni është njeriu i Thaçit brenda ekipit të dialogut

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 07:56
Konjufca: Skënder Hyseni është njeriu i Thaçit brenda ekipit të dialogut

Anëtari i VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë se koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, është njeriu i presidentit Hashim Thaci brenda ekipit të dialogut.

“Skënder Hyseni është njeriu i Thacit brenda dialogut”, thotë ai.

“Emërimi i tij nuk ka qenë rastësor”

Ai ka komentuar edhe publikim e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Thacit.

“Në propozim të aktakuzës thuhet se presidenti ka negociuar shuarjen e Speciales në dialog. Andaj para se të shkohej në takimin e radhës e të rrezikohej që të zhbëhej ajo, ata e publikuan atë. Këtë e mendoj unë”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)