Sot do të jetë vapë e madhe gjithashtu në Kosovë

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 08:18
Sot do të jetë vapë e madhe gjithashtu në Kosovë

Shtrirja e të nxehtit afrikan mbi vendin tonë, në ditët e ardhshme sjell mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me kthjellime dhe diell.

Temperaturat në vise të ulëta 14C deri 36C, e në vise malore 12C deri 27C. Era nga drejtime të ndryshme e lehtë 2-5m/s, e në mbrëmje nga verilindja. Indeksi UV: 9.

Indeksi i rrezeve UV ngel në vlera shumë të larta, kështu që preferohet të mos qëndrojmë gjatë në diell orëve të mesditës.

Temperaturat maksimale në pjesë të Dukagjinit pritet të rriten edhe mbi 35C. Në fundjavë temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, por mbetet nxehtë.

(Kosova Sot Online)