Rriten shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 09:23
Rriten shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani

Rriten shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar gjashtë të vdekur nga koronavirusi. Një ditë më parë u raportuan katër viktima.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,128, shkruan “The Guardian”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 684 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 206,242. Një ditë më parë kishte më pak raste, 633.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

(Kosova Sot Online)