Irani inskenon sulmin ushtarak mbi aeroplanmbajtësen amerikane, pamjet publikohen live në televizionin iranian

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 09:42
Irani inskenon sulmin ushtarak mbi aeroplanmbajtësen amerikane, pamjet publikohen live në televizionin iranian

Garda Revolucionare e Iranit përmes një ushtrimi të inskenuar ushtarak, kanë “shtënë” me raketa nga një helikopter duke pasur në shënjestër një kopje të aeroplanmbajtëses amerikane në Ngushticën strategjike të Hormuzit.

Ushtrimi është mbajtur në afërsi të Ngushticës së Hormuzit, një linjë vitale për transportimin e naftës nëpër botë.

Televizioni shtetëror i Iranit ka transmetuar live ushtrimin, e me këtë synohet të kërcënohet SHBA-ja në kohën kur tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit janë rritur.

Në anën tjetër, marina amerikane ka dënuar këtë lloj të ushtrimi ushtarak duke e cilësuar si “të papërgjegjshme dhe të pamatur”.

Kjo po ndodh një ditë pas imazhet satelitore, treguan aeroplanmbajtësen duke u tërhequr nëpër ujë nga anijet më të vogla përmes portit të qytetit në Bandar Abbas.

(Kosova Sot Online)