“Virusi vazhdon të qarkullojë”, Italia shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin Tetor

  • G.G /
  • 29 July 2020 - 10:10
“Virusi vazhdon të qarkullojë”, Italia shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin Tetor

“Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është “një gjest autoritarizmi, është një masë legjitime dhe e pashmangshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë”.

Kështu, kryeministri italian Giuseppe Conte, zyrtarizoi vendimin e qeverisë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 15 tetor në vend për shkak të pandemisë së Covid-19.

Rezoluta u votua nga Parlamenti të martën, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”.

Sipas kryeministrit Conte, “në këtë mënyrë vendi do të jetë më i sigurt.”

 “Bashkë me kurbën e transmetimit, impakti i Covid-19 në shërbimin kombëtar shëndetësor është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme, dhe kjo na inkurajon ne, të dhënat na tregojnë se virusi vijon të qarkullojë në vendin tonë,” u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)