Me masat e fundit, mbyllen edhe pazaret e kerreve dhe te kafshëve

  • G.G /
  • 29 July 2020 - 12:31
Me masat e fundit, mbyllen edhe pazaret e kerreve dhe te kafshëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja që ka marrë Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga COVID-19, raporton Express.

Një prej masave është marrë është edhe ndalimi i veprimtarisë së tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve.

“Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Mbyllja e tregjeve të kafshëve vjen në prag të festës së Kurban Bajramit.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka apeluar që shitblerja e kafshëve për kurban të bëhet drejtpërsëdrejti nga ferma te blerësi, shkaku i situatës me pandeminë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, AUV-i ka bërë me dije se therja e kurbaneve është obligative të bëhet vetëm në thertoret e licencuara/aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të cilat janë nën mbikëqyrjen zyrtare të inspektorëve veterinarë.

“Inkurajojmë të gjithë të përdorin masat mbrojtëse gjatë tregtimit prej fermës dhe në thertore. Po ashtu të sigurohen se, kafshët në ferma posedojnë numrin e matrikullit dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për qytetaret tanë’, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)