Qytetarët nuk mund të marrin pjesë në ceremoni dhe veprimtari fetare pas masave të fundit

  • G.G /
  • 29 July 2020 - 13:03
Qytetarët nuk mund të marrin pjesë në ceremoni dhe veprimtari fetare pas masave të fundit

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja për mbrojtje nga COVID-19. Me masat e reja, do të ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim të Qeverisë, i bie që nuk do të mund të falet as namazi i Kurban Bajramit, ndonëse Bashkësia Islame e Kosovës kishte njoftuar se namazi do të mund të falej, duke respektuar rekomandimet e IKSHP’së.

Përveç ndalimit të pjesëmarrjes nëpër ceremoni fetare, janë ndaluar edhe të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1734046550086258&id=597689407055317

(Kosova Sot Online)