BE-ja arrin marrëveshje me kompaninë amerikane për furnizim me Remdesivir

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 13:14
BE-ja arrin marrëveshje me kompaninë amerikane për furnizim me Remdesivir

Komisioni Evropian ka nënëshkruar një marrëveshje me vlerë të 63 milionë eurove me kompaninë farmaceutike amerikane, “Gilead”, për të siguruar doza të ilaçit antiviral, Remdesivir, që është substanca e parë e miratuar nga BE-ja për trajtimin e koronavirusit.

“Komisioni ka punuar në mënyrë të palodhshme me kompaninë Gilead për të arritur një marrëveshje për t’u siguruar se sasitë e trajtimit të parë të autorizuar kundër Covid-19 të shpërndahen në BE”, tha Stella Kyriakides, komisionere për Shëndetësi dhe Siguri të Ushqimit.

“Një kontratë është nënshkruar dje, më pak se një muaj pas autorizimit të Remdesivirit, që do të lejojë shpërndarjen e trajtimit nga pjesa e parë e gushtit për mijëra pacientë”, shtoi ajo.

Blerja e këtij ilaçi u financua nga Fondi i BE-së për Përkrahje Emergjente, që është fond i ri prej 2.7 muluardë eurove, i krijuar me qëllim të ofrimit të ndihmës për vendet anëtarë me qëllim të rimëkëkmbjes nga pandemia, shkruan “CNN”.

Me këtë blerje synohet ndihma në trajtimin e rreth 30,000 pacientëve me simptoma të rënda të koronavirusit.

Remdesiviri fillimisht ishte prodhuar për trajtimin e Ebolës, para se hulumtimet të dëshmonin se kjo substancë ka efekt edhe kundër koronavirusit.

(Kosova Sot Online)