Infermierja kineze bie nga lartësia dhe vdes pasi ishte ankuar për mungesë pajisjesh

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 14:18
Infermierja kineze bie nga lartësia dhe vdes pasi ishte ankuar për mungesë pajisjesh

Një infermiere që punonte një një spital për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Wuhan të Kinës ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia.

Raportohet se infermierja ishte grindur me një mbikëqyrës para se të ndodhte incidenti, shkruan “Daily Mail”

Ajo ishte ankuar për mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse në repartin e izolimit, sipas medieve shtetërore.

Spitali “Xiehe” në Wuhan, ku punonte infermierja, e ka konfirmuar incidentin dhe ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Infermierja u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes pasi trajtimi i saj dështoi, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve.

Disa raste të tilla të ngjashme janë shënuar edhe në Rusi pasi punëtorët shëndetësorë ishin ankuar për mungesë të pajisjeve mbrojtëse dhe detyrim për punë pavarësisht se ishin të infektuar.

(Kosova Sot Online)