Për çka folën ministrja Haradinaj-Stublla me homologun e saj nga Franca

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 09:44
Për çka folën ministrja Haradinaj-Stublla me homologun e saj nga Franca

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.

Haradinaj- Stublla ka thënë se e ka falenderuar Ministrin Le Drian për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Zhvillova një telefonatë përmbajtësore dhe miqësore me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.

E falënderova Ministrin Le Drian dhe riktheksova gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës,aspektet e interesit të përbashkët.

Përveç marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, diskutuam edhe dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave e cila ka rëndësi strategjike për ne dhe është në interes të vlerave evropiane në rajonin tonë.

(Kosova Sot Online)