Vdes edhe një mjek kosovar nga koronavirusi

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 09:51
Vdes edhe një mjek kosovar nga koronavirusi

Edhe një mjek kosovar ka humbur betejën me Coronavirusin.

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta mjeku familjar, Kujtim Zarari. I ndjeri vdiq në moshën 51 vjeçare

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë Zarari.

Gjatë ditës së djeshme nga koronavirusi ka vdekur edhe mjeku nga Prizreni Lulzim Kolgjeraj, i cili ka shërbyer në shëndetësinë primare në QMF në këtë komunë.

Numri i mjekëve që kanë vdekur nga Coronavirusi gjatë këtij muaji ka shkuar në 4.

(Kosova Sot Online)