Pse në Kosovë ndodhin më së shumti aksidente ditën e hënë në orën 14:00 deri 18:00

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 09:53
Pse në Kosovë ndodhin më së shumti aksidente ditën e hënë në orën 14:00 deri 18:00

Gjatë ditës së hënë kanë ndodhur më së shumti aksidente komunikacioni në dekadën e fundit, ndërsa më së paku aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së diel. Kjo bëhet e ditur në raportin e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policisë së Kosovës me titull: Dekada e Sigurisë Rrugore 2010-2019.

Sipas këtij raporti, gjatë viteve 2010-2019 në ditën e hënë kanë ndodhur 28585 aksidente trafiku, 26504 aksidente kanë ndodhur në ditën e martë, 26171 aksidente në ditën e mërkurë, 25835 aksidente në ditën e enjte, 26963 aksidente në ditën e premte, 25246 aksidente në ditën e shtunë, ndërsa 19481 aksidente komunikacioni kanë ndodhur në ditën e diel.

Pasdite ndodhin më së shumti aksidente trafiku, natën më së paku

Numri më i madh i aksidenteve trafiku në Kosovë ndodhë gjatë orëve të pasdites, përkatësisht nga ora 14:00-18:00, kur punëtorët e sektorit publik dhe privat e përfundojnë orarin e punës.

Sipas raportit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policisë së Kosovës me titull: Dekada e Sigurisë në rrugë, përgjatë viteve 2010-2019 gjatë orëve 14:00-18:00 kanë ndodhur 55481 aksidente trafiku, ndërsa gjatë orëve 10:00-14:00 përgjatë dekadës që lamë pas kanë ndodhur 48642 aksidente trafiku. Më së paku aksidente trafiku ndodhin gjatë orëve të vona të natës, përkatësisht nga 02:00-06:00, ku gjatë dekadës së kaluar kanë ndodhur 5000 aksidente trafiku.

55481 aksidente trafiku gjatë viteve 2010-2019 kanë ndodhur nga ora 14:00-18:00.

48642 aksidente trafiku gjatë viteve 2010-2019 kanë ndodhur nga ora 10:00-14:00.

5000   aksidente trafiku gjatë viteve 2010-2019 kanë ndodhur nga ora 02:00-06:00.

(Kosova Sot Online)