Pas 4 vjetësh MSH’ja shpall konkurs për 1034 mjekë specializantë

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 11:03
Pas 4 vjetësh MSH’ja shpall konkurs për 1034 mjekë specializantë

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për 1034 mjek specializantë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se pas 4 vjetëve bllokimi shkollimi specialistik për mjekë është hapur.

“Kam kënaqësinë që sot ta shpall të hapur konkursin për 1034 vende për shkollim specialistik, një proces ky i bllokuar për 4 vjet!

Krahas luftës sonë të përditshme dhe shumë sfiduese kundër pandemisë, ne kemi punuar paralelisht edhe në procese të tjera, me interes të madh për shëndetësinë kosovare. Një prej tyre është ky proces që ishte i bllokuar tash e 4 vjet e të cilin arritëm ta zhbllokojmë për vetëm 3 javë”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka thënë se u kanë kushtuar rëndësi kërkesave të Spitaleve Rajonale ku kanë ndarë mbi 100 specializime në profilet deficitare.

“Rëndësi të veçantë u kemi kushtuar edhe kërkesave të Spitaleve Rajonale, me ç’rast kemi ndarë mbi 100 specializime në profilet deficitare. Natyrisht, për shkak të bllokimit disavjeçar të këtij procesi, kërkesa është shumë e madhe, por ne nuk do të ndalemi këtu. Sipas programit tonë, specializimet do të hapen çdo vit, prandaj gjatë mandatit tim politik nuk do të mbetet asnjë kandidat pa mundësi të shkollimit specialistik”, ka shkruar Zemaj.

 

Kam kënaqësinë që sot ta shpall të hapur konkursin për 1034 vende për shkollim specialistik, një proces ky i bllokuar...

Publiée par Armend Zemaj sur Jeudi 30 juillet 2020

(Kosova Sot Online)