Zhduket një grua me probleme psikike në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 11:11
Zhduket një grua me probleme psikike në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 oërsh ka njoftuar se një grua nga Fushë Kosova është larguar nga shtëpia.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi mashkull ka raportuar se nëna e tij është me probleme psikike.

Sipas tij, ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e saj.

“Fushë Kosovë 28.07.2020 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se nëna e tij viktima femër kosovare me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)