Hoti e Haziri i ndreqin punët: “Falemiderit shkelqësi”, “Jam i nderuar me pritjen dhe fjalët tuaja”

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 11:26
Hoti e Haziri i ndreqin punët: “Falemiderit shkelqësi”, “Jam i nderuar me pritjen dhe fjalët tuaja”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndërtimit të rrugës me katër korsi Gjilan-Prishtinë.

Para të pranishmëve, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti e ka falënderuar kreun e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin për punën e tij.

“Unë jam vërtetë i nderuar me pritjen edhe me fjalët e juaja, me angazhimin e juaj. Ne sot kemi dalë për të qenë bashkë me kryetarin me fillimin e punëve të mira. Ky projekt është pjesë e një projekti më të madh të financuara nga BERZH’i”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka thënë se Haziri është duke e bërë një punë të mirë edhe për menaxhimin e pandemisë, duke ditur që Gjilani është një nga komunat me të prekura nga pandemia.

“Jam shumë i nderuar që sot jam këtu dhe jam i bindur që në kohë rekorde do ta përmbyllim Jemi në situatë me të vërtetë të vështirë me pandeminë, ë di që Gjilani është ndër komunat më të prekura, shfrytëzoj rastin të përgëzoj punën që po bën kryetari komunës dhe përkushtimin që ka edhe njerëzor për të tejkaluar këtë situatë.

Menaxhimi i pandemisë dhe ruajtja e jetës së qytetarëve janë ndër prioritet tona”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)