Arrestohet burri nga Vitia e rreh ish gruan

  • G.G /
  • 30 July 2020 - 11:48
Arrestohet burri nga Vitia e rreh ish gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në komunën e Vitisë një person pasi që i njejti kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht ish-gruan e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Viti, Gjilan 28.07.2020 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)