Qeveria franceze: rimbyllja e vendit duhet të shmanget, katastrofike për ekonominë

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 12:42
Qeveria franceze: rimbyllja e vendit duhet të shmanget, katastrofike për ekonominë

Ndërsa shqetësimet për një rikthim të virusit po rriten, qeveria franceze thotë se pavarësisht kësaj, një bllokim mbarëkombëtar duhet të shmanget me çdo kusht, shkruan The Guardian.

Kryeministri Jean Castex ka qenë I qartë  për këtë duke thënë se mundësia e një bllokimi dhe mbyllje të dytë duhet të përjashtohet me çdo kusht.

Castex tha që një mbyllje tjetër e vendit do të ishte “katastrofike” në aspektin ekonomik dhe shoqeror në vend.

“Tanimë e dimë se çfarë do të ndodhë nëse mbyllemi prapë. Një masë e tillë ndalon përparimin e epidemisë, por do të na shkatërronte në aspektin shoqëror dhe ekonomik”, tha Castex për Nice Matin.

“Prioriteti duhet të jetë parandalimi. Edhe pse numri I rasteve me koronavirus ka filluar të rritet, testet pozitive ende mbeten të ulëta në krahasim me vendet fqinje, dhe numri I pranimeve në spitale ëshë ende nën kontroll”,s htoi ai.

Autoritetet shëndetësore në Francë së fundi kanë paralajëmruar për një shtim të infeksioneve tek të rinjtë.  Deri tani ka 33.222 vdekje në të gjithë Francën, por numri I pacientëve nën kujdesin intensiv është duke rënë.

Nëse dëshirojmë të parandalojmë një izolim të dytë jo vetëm në Francë porn ë të gjithë vendet në botë,  ekspertët shëndetësore thonë se secili duhet të zbatoj 3 rregullat bazë: mbajtjen e maskës, higjiena dhe distancimi social. 

(Kosova Sot Online)