Gjermania thotë se vaksina e COVID-19 nuk mund të jetë gati para gjysmës së vitit të ardhshëm

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 14:12
Gjermania thotë se vaksina e COVID-19 nuk mund të jetë gati para gjysmës së vitit të ardhshëm

Ndërsa vendet janë duke garuar për të gjetur një kurë për koronavirusin, ministry gjerman I shëndetësisë ka thënë se ai beson se asnjë vaksinë nuk ka gjasa të jetë e disponueshme deri në mesin e vitit 2021, shkruan Euronews.

“Ne nuk duhet të presim një mrekulli”, tha Anja Karliczek në një konferencë shtypi të mëkurën.

“Ne supozojmë se vaksinat për popullatën e gjerë do të jenë në dispozicion vetëm nga mesi I vitit të ardhshëm dhe jo më herët”.

Karliczek tha se Gjermania po siguron fonde për tre firma bioteknike gjermane, në mënyrë që të përshpejtojnë zhvillimin e studimeve për krijimin e një vaksine.

Aktualisht janë duke u zhvilluar më shumë se 200 variante të vaksinave në 23 eksperimente të ndryshme. 

(Kosova Sot Online)