Fitore Pacolli kryeministrit Hoti: Hipokrit!

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 14:58
Fitore Pacolli kryeministrit Hoti: Hipokrit!

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për heqjen e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët tanë deri në fund të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur edh enë seancën e sotme të Kuvendit, derisa kryeministri Hoti u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve.

“Kemi arritur marrëveshjen për Kartonin e Gjelbër! Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020”, ka shkruar Hoti, teksa ka cituar Ministren e Financave, Hykmete Bajrami.

E ndaj këtij postimi ka reaguar deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e cila e ka quajtur hipokrit kryeministrin Hoti, duke thënë se atë që e bëri ish-Qeveria Kurti po mundohet ta paraqesë si arritjet të tij.

“Çfarë hipokriti! LDK votoi kundër Amandamentit për Kartonin e Gjelbër por “akademiku” duhet me u ngut me paraqit si arritje të tij .

Rikujtojmë që ky ishte vendim i Qeverisë Kurti dhe tani propozim i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)