Në këto komuna janë konfirmuar rastet e reja me koronavirus

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 15:24
Në këto komuna janë konfirmuar rastet e reja me koronavirus

258 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në vend në 24 orëshin e fundit.

Përmes një njoftimi për media nga IKSHPK’ja kanë bërë të ditur se gjithsej janë testuar 480 persona.

Instituti ka publikuar edhe komunat ku janë konfirmuar rastet pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.

 

196 TË SHËRUAR DHE 258 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Jeudi 30 juillet 2020

(Kosova Sot Online)