Peja me numër rekord të rasteve, 28 të infektuar me koronavirus për një ditë

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 15:31
Peja me numër rekord të rasteve, 28 të infektuar me koronavirus për një ditë

28 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orëshin e fundit në Komunën e Pejës.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Komuna e Pejës radhitet e dyta pas Prishtinës për nga numri i rasteve të konfimuara për një ditë.

Në Pejë janë konfirmuar edhe 28 raste të reja.

Instituti ka publikuar edhe të gjitha komunat tjera ku janë konfirmuar rastet e fundit.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.

(Kosova Sot Online)