Besimtarët nuk lejohen të falin namazin e Bajramit në xhaminë e Dardanisë

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 07:58
Besimtarët nuk lejohen të falin namazin e Bajramit në xhaminë e Dardanisë

Ndonëse interesim kishte nga besimtarët myslimanë që të falin Kurban Bajramin në Xhaminë e Dardanisë në Prishtinë, ata nuk u lejuan.

Kjo pasi me vendim Qeveria e Kosovës dhe BIK e kanë ndaluar këtë aktivitet si masë preventive për mbrojtjen e beismtarëve nga koronavirusi.

Njëri nga pjesëtarët e këshillit të kësaj xhamie, Idriz Pllana thotë se edhe në këtë xhami nuk u fal Kurban Bajrami.

Ai thotë se interesim pati por që nuk u lejuan të hyjnë në xhami pasi ishte e mbyllur.

(Kosova Sot Online)