Mos i harroni këto këshilla të IKSHPK-së për festën e sotme

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 09:49
Mos i harroni këto këshilla të IKSHPK-së për festën e sotme

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka shpërndarë disa këshilla sesi të silleni gjatë festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka këshilluar që të shmangen udhëtimet dhe të komunikohet përmes videove grupore në internet.

Instituti këshillon që të respektoni rekomandimet për larjen e duarve, mbajtjen e distancës dhe qëndrimin në shtëpi.

Më poshtë gjeni të gjitha këshillat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

(Kosova Sot Online)