Babai mbyt 17-vjeçaren shtatzënë për “të ruajtur nderin e familjes”

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 10:45
Babai mbyt 17-vjeçaren shtatzënë për “të ruajtur nderin e familjes”

Një vajzë adoleshente nga fshati Mantoli në verilindje të Indisë, u vra në krevat nga babai i saj në mes të natës, kur familja mësoi se ishte shtatzënë.

Babai i tërbuar për shtatzaninë e 17-vjeçares e vrau për të ruajtur nderin e familjes.

Policia tha se dyshonte se vajza ishte përdhunuar dhe tashmë po hetojnë sesi mund të ketë ndodhur përdhunimi.

Ajo ishte duke jetuar me gjyshërit, të cilët zbuluan shtatzaninë teksa e shoqëronin në spital në fundjavë.

Sapo ata njoftuan babanë e vajzës, ai erdhi në shtëpinë e tyre herët në mëngjes dhe e mbyti.

Fshatarëve të tjera ai u tha se kishte vrarë veten dhe se trupi ishte varrosur.

Krye-oficeri i zonës së Kapkot, Suneeta, tha për mediat: “Ne u informuam nga spitali se një vajzë adoleshente ishte shtatzënë. Kjo përfshihet nga ligjet e veçanta për abuzimin seksual me fëmijët por kur ne shkuam të hetonim, vajza kishte vdekur dhe ishte varrosur. Kemi marrë mostra të ADN-së për të hetuar se kush e ka përdhunuar. Hetimet po vijojnë dhe fajtori do të kapet së shpejti”.

Sulmi vjen disa javë pasi një tjetër vajzë, një 14 vjeçare, i rezistoi dy përdhunuesve të saj të cilët e dogjën të gjallë nga tërbimi.

Ajo ishte shtruar në spitalin e Raipur me 80% djegie të trupit por vdiq pak më vonë. Policia tha se vajza kishte treguar identitetin e përdhunuesve para vdekjes.

Raste të ngjashme të dhunës e diskriminimit ndaj grave në Indi ka pasur vazhdimisht.

Rreth 40,000 përdhunime u raportuan në vend në vitin 2016, ndërsa ekspertët thonë se kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi shumë viktima kanë frikë të flasin prej kërcënimeve të fajtorëve, dhe stigmatizimit shoqëror që vjen me përdhunimin.

(Kosova Sot Online)