Pejani rreh gruan natën e Bajramit, arrestohet

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 11:46
Pejani rreh gruan natën e Bajramit, arrestohet

Një person në Pejë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dje vonë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Dërgimi në mbajtje është marrë nga prokurori pas intervistimit.

“Pejë, 29.07.2020-22:00.  Me 30.07.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)