2 të vdekur në zonat serbe në Kosovë nga Covid-19

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 12:36
2 të vdekur në zonat serbe në Kosovë nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në komunat me shumicë serbe kanë vdekur dy persona dhe janë regjistruar 15 raste të reja derisa janë shëruar 16 të tjerë.

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë, Aleksandar Antonijevic në një konferencë për media se dy personat e vdekur janë nga Shterpca, shkruan radiokontakt plus.

“Nga 60 teste 22 janë ritestuar nga të cilët janë shëruar 16 persona. Në komunat veriore janë shënuar 9 raste të reja kurse në komunat tjera 6 të tjerë”, ka thënë në konferencë ai.

(Kosova Sot Online)