Vuçiq falenderon ambasadorin e Palestinës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

  • S.A /
  • 31 July 2020 - 13:32
Vuçiq falenderon ambasadorin e Palestinës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar me ambasadorin e Palestinës në Serbi, Muhammad Nabhan.

Në këtë takim Vuçiq ka falenderuar ambasadorin për përkrahjen e Palestinës ndaj sovranitetit territorial të Serbisë dhe pozicionin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan B92.

“Presidenti Vuçiq falenderoi Palestinën për përkrahjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Serbisë dhe pozicionin parimor për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm nga Kosova. Ai e informoi ambasadorin Nabhan lidhur me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”

(Kosova Sot Online )