Dëgjuat lajmin që IQOS u konsiderua “me risk të modifikuar” nga FDA, por s’jeni shumë të qartë çfarë do të thotë?

  • S.A /
  • 31 July 2020 - 13:42
Dëgjuat lajmin që IQOS u konsiderua “me risk të modifikuar” nga FDA, por s’jeni shumë të qartë çfarë do të thotë?

Për here të pare në historinë e saj, Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka përcaktuar “me ekspozim të modifikuar ndaj kimikateve të dëmshme”, një pajisje për pirjen e duhanit.

Cfarë është FDA dhe pse janë vendimet e saj kaq të rëndësishme?

FDA është Administrata e Ushqimit dhe e Barnavenë SHBA, një agjenci brenda Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SH.B.A.-së që mbron shëndetin publik; Siguron efektivitetin dhe sigurinë e barnave humane dhe veterinare, vaksinave dhe produkteve të tjera biologjike për përdorim njerëzor, dhe paisjet mjekësore.

Është një agjenci me reputacion dhe me fame botërore, vendimet e së cilës respektohen si nga organizatat e shëndetit publik, ashtu edhe nga qeveritë dhe nga konsumatorët në të gjithë botën. Prandaj, ky është një shembull i mirë se si vendimet duhet të merren në bazë të provave shkencore, por edhe konfirmim se pretendimet e bëra nga Philip Morris janë të besueshme.

Siç e dini tashmë, duhani është një temë e nxehtë në të gjithë botën. Por industria, është fokusuar tek shkenca për të sjellë alternative të reja më pak të dëmshme, për duhan pirësit e rritur që zgjedhin të vazhdojnë pirjen e duhanit.

Vetëm këtë javë, FDA autorizoi tregtimin e ” Sistemit të ngrohjes së duhanit IQOS ” si produkt me risk të modifikuar (MRTP),bazuar në studime dhe kërkime shkencore te gjata e thelluara, dorëzuar nga Philip Morris.

Çfarë do të thotë “ekspozim i reduktuar ndaj kimikateve të dëmshme”?

Vendimi i FDA tregon qartë pozicionin e agjencisë se IQOS është një produkt thelbësisht i ndryshëm nga cigaret dhe duhet trajtuar si i tillë.

Cili është avantazhi i shëndetit publik në këtë situatë?

Ky vendim është një hap domethënës përpara sepse lejon përdorimin e pretendimit se është produkt me “rrezik të modifikuar”, d.m.th. një produkt, përdorimi i të cilit zvogëlon ekspozimin ndaj substancave të dëmshme.

Sot gati 1 miliardë të rritur në botë pinë cigare. Lënia është zgjedhja më e mirë, por shumica nuk e bëjnë. Ky vendim u lejon këtyre njerëzve të marrin informacione rreth një produkti që është një zgjedhje më e mire se sa vazhdimi i konsumit të cigareve. Duhan pirësit shqiptarë gjithashtu e meritojnë këtë informacion.

Ky lajm pati një pasqyrim të madh në mediat ndërkombëtare.Ju e dini që Shtetet e Bashkuara dhe rregullat e tyre janë një shembull për të gjitha vendet e tjera.

PMI aktualisht është duke shitur IQOS, pajisjen pa tym që ngroh por nuk djeg duhanin, në mbi 53 tregje, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online )