Pas 86 vjetësh falet namazi i Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 14:43
Pas 86 vjetësh falet namazi i Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes është falur namazi i Bajramit të parë pas 86 vjetësh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që mbushën xhaminë brenda dhe zonën përreth, raporton AA.

Mijëra qytetarë përjetuan emocionin e namazit të parë të Bajramit në xhaminë e Ajasofjes në Stamboll, e cila u përdor si kishë për 916 vjet dhe më pas si xhami nga viti 1453 deri në 1934. Pas kësaj me një vendim të marrë ajo ofroi shërbim si muze dhe javën e kaluar u rihap sërish me faljen e namazit të xhumasë.

Qytetarë nga Stambolli dhe të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera mbushën xhaminë dhe sheshin e Ajasofjes me dëshirën për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë është vërejtur intensitet në pikat e sigurisë që u formuan në zona të ndryshme për vajtjen në drejtim të xhamisë.

Para namazit të Bajramit, myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Mehmet Emin Maëalë lexoi lutjen dhe namazi i parë i Bajramit pas 86 vitesh në Ajasofje u fal nga kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaë.

Po ashtu namazin e parë të Bajramit në Ajasofje e falën edhe kreu i Parlamentit të Turqisë, Mustafa ëentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoëlu, guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya, deputeti i partisë AK për Stambollin Ahmet Hamdi Çamlë dhe kryetari i bashkisë Fatih, Mehmet Ergün Turan.

(Kosova Sot Online)