Deputeti i PDK’së thotë se situata me COVID-19 është buzë kolapsit

  • S.A /
  • 01 August 2020 - 08:37
Deputeti i PDK’së thotë se situata me COVID-19 është buzë kolapsit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu ka akuzuar Qeverinë e Avdullah Hotit dhe ish-Qeverinë e Albin Kurtit për gjendjen e krijuar me koronavirus në vend, ku vetëm në dy ditët e fundit janë shënuar shifra rekorde të rasteve me përfundim fatal.

Image

Ai ka thënë se është momenti i fundit që përgjegjësit institucionalë të veprojnë, pasi që situata me pandeminë është kritike dhe buzë kolapsit. “Interesat grupore, politike, partiake dhe elektorale ishin prioritet i Qeverive të mashtrimit Hoti dhe Kurti të cilat nuk e kishin prioritet problemin e madh të pandemisë COVID-19. Demaskimi i “partnerëve të mashtrimit” u pa më së miri dje në Kuvend të Kosovës kur deputetët e partive LDK e LVV nuk votuan amendamentin tim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, policinë dhe për punësim të stafit të ri në spitale”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

 

(Kosova Sot Online )