Infermierja vdes 24 orë pasi iu tha se ishte shëruar nga koronavirusi

  • S.A /
  • 01 August 2020 - 08:41
Infermierja vdes 24 orë pasi iu tha se ishte shëruar nga koronavirusi

Një infermiere argjentinase ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, vetëm 24 orë pasi kishte dalë nga spitali.

43-vjeçarja María Mariángeli u infektua nga Covid-19 në spitalin ku punonte në Buenos Aires, sipas gazetës “La Capital”.Për shkak të ndërlikimeve të provokuara nga koronavirusi, ajo kaloi 20 ditë e shtruar në spital, 7 prej të cilave me respirator për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Fatmirësisht, infermierja u bë më mirë dhe të hënën u vendos që të dilte nga spitali, pas testit të fundit ku doli negativ.

Por, në shtëpi iu rikthyen simptomat dhe infermierja e kishte sërish të vështirë që të merrte frymë. Me ambulancë u ridërgua në spital, por ndërroi jetë pas një ataku në zemër.

(Kosova Sot Online )