Nga sot Qeveria mbulon shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën

  • S.A /
  • 01 August 2020 - 09:27
Nga sot Qeveria mbulon shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli ka njoftuar se në minutat e parë të ditës së sotme është printuar polica e parë e sigurimit kufitar për diasporën me zero kosto.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Havolli ka thënë se në vazhdim duhet të punohet për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër. Sipas Havollit, për të arritur këtë është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend.

“Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend”, ka shkruar Havolli.

Image

(Kosova Sot Online )