Kryeministri Hoti i shpreh ngushëllime kryeministrit Rama për vdekjen e nënës

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 13:58
Kryeministri Hoti i shpreh ngushëllime kryeministrit Rama për vdekjen e nënës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime homologut të tij shqiptar Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Hoti ka thënë se lajmin për vdekjen e nënës së kryeministrit Rama e ka pranuar me dhimbje dhe në emër të tij dhe të qeverisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoti.

 

Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të...

Publiée par Avdullah Hoti sur Samedi 1 août 2020

(Kosova Sot Online)