Deputeti i VV’së kërkon tash zgjedhje të reja

  • E.K /
  • 01 gusht 2020 - 17:13
Deputeti i VV’së kërkon tash zgjedhje të reja

Deputeti i VV’së, Gazmend Gjyshinca ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Gjyshinca përmes Facebook-ut ka shkruar se qeveria Hoti po thellohet në dështim dhe ka kërkuar nga e njëjta dorëheqje.

“DORËHEQJE! Çdo ditë që kalon po thelloheni më shumë në dështim.
Bëni mirë vetës e qytetarëve, hapni rrugë zgjedhjeve të reja për institucione me legjitimitet demokratik”, ka shkruar Gjyshinca.

 Mbajtjen e zgjedhjeve të reja po e kërkon edhe anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu teksa ka thënë se kryeministri Hoti dhe koordinatori shtetëror Skender Hyseni nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë Kosovën në dialog.

 

DORËHEQJE! Çdo ditë që kalon po thelloheni më shumë në dështim. Bëni mirë vetës e qytetarëve, hapni rrugë zgjedhjeve të reja për institucione me legjitimitet demokratik. #DuamZGJEDHJE #QeveriaKurti2

Publiée par Gazmend Gjyshinca sur Samedi 1 août 2020

(Kosova Sot Online)