Ministri i Shëndetësisë thotë se do të ndërtohet spital i përkohshëm veç për të prekurit me COVID-19

  • E.K /
  • 01 gusht 2020 - 17:46
Ministri i Shëndetësisë thotë se do të ndërtohet spital i përkohshëm veç për të prekurit me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ndërtimin e një spitali portativ vetëm për pacientët e infektuar me Covid-19.

“Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera”, ka thënë Zemaj.

Ai tha po ashtu se nga e hëna do të fillojë licencimi i spitaleve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekluare.

“Nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare”, ka thënë ai.

Ministri tutje ka thënë se pas rritjes së rasteve me Covid-19 do të fillojnë me ashpërsimin e zbatimit të masave.

“Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave”, ka thënë Zemaj.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur 237 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë. Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

 

Duke parë numrin në rritje të rasteve dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët, jemi të obliguar që t'i ashpërsojmë...

Publiée par Armend Zemaj sur Samedi 1 août 2020

(Kosova Sot Online)