Meksika shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

  • A.P /
  • 02 gusht 2020 - 09:19
Meksika shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 9,556 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Kështu, shifra e përgjithshme e të prekurve në vendin e tretë më të madh në Amerikën Jugore shkoi në 434,193 persona, shkruan “Reuters”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 784 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 47,472.

Rekordi i ri u shënua vetëm një ditë pasi vendi i Amerikës Latine ia zuri vendin e tretë Britanisë së Madhe për më së shumti viktima të koronavirusit në nivel global.

Sidoqoftë, qeveria meksikanë ka thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar mund të jetë në masë të konsiderueshme më i lartë se shifra zyrtare.

Meksika dhe Brazili janë shtetet që po shënojnë më së shumti raste të virusit të ri në Amerikën Latine.

(Kosova Sot Online)