Brazili shënon mbi 1,000 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

  • A.P /
  • 02 August 2020 - 09:23
Brazili shënon mbi 1,000 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Brazil janë regjistruar 1,088 viktima të koronavirusit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin më të prekur nga virusi në Amerikën Latine shkoi në 93,563, shkruan “CNN”

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe më shumë se 45,000 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 2.7 milionë njerëz.

Brazili është në vendin e dytë në botë për numrin më të madh të vdekjeve dhe infektimeve, pas Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht shifrave alarmane, presidenti i këtij vendi, Jair Bolsonaro, vazhdimisht është përpjekur ta nënvlerësojë rrezikun që vjen nga koronavirusi, ndonëse edhe vet ka qenë i infektuar.

(Kosova Sot Online)