Gjermania jep lajmin e keq: Ja kur mund të hapet kufiri për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE

  • A.P /
  • 02 gusht 2020 - 09:49
Gjermania jep lajmin e keq: Ja kur mund të hapet kufiri për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE

Zyrtarisht shqiptarët do të mbeten të izoluar, për të lëvizur drejt vendeve të BE-së të paktën deri më 16 gusht. Shanset shihen thuajse zero që qëndrimi i BE të ndryshojë në mes të muajit dhe mundësitë më të mëdha janë që edhe vjeshta t’i na zërë të izoluar.

Nëse gjatë gushtit, Shqipëria nuk do të raportojë raste në rritje me Covid-19 apo numër të lartë vdekjesh si pasojë e koronavirusit, është vënë sërish në pikëpyetje hapja e kufijve. Vështirë të bëhen parashikime, për faktin se shkencëtarët po paralajmërojnë një valë të dytë. Gjthsesi, rasti më i mirë është që vala të mos vijë dhe kufijtë të rihapen në e fundit të vjeshtës.

Nëse kjo do të ndodhë, çdokush që dëshiron të shkojë në një nga vendet e mëdha të BE, duhet të paraqesë në kufi tamponin, pasi Gjermania po debaton që të mos e marrë përsipër një gjë të tillë, kur të hapen kufijtë me vendet e treta.

Zyrtarët më të lartë të Gjermanisë, “lidhur me rivendosjen e kufijve të brendshëm në të gjithë Bashkimin Evropian, e ka përjashtuar atë si një mënyrë opsionale për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Koronavirusit, në të ardhmen.

Me rritjen e numrit të rasteve të Covid-19, jashtë Gjermanisë, si dhe një rritje të infeksioneve në Evropë, teksa filloi rihapja e kufijve, politikanët gjermanë dhe autoritetet shëndetësore po debatojnë për masat e reja që do të merren, mbi lëvizjen, me qëllim parandalimin e një vale të dytë.

Megjithë një propozim të Ministrisë gjermane të Shëndetësisë për të bërë testimin për COVID-19 të detyrueshëm në të gjitha portet e hyrjes në Gjermani, autoritetet kanë përjashtuar futjen e kontrolleve kufitare, të cilat janë një domosdoshmëri për testet që do të kryhen në kufijtë tokësorë.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer është në mesin e atyre që ka dalë kundër kontrolleve të reja kufitare midis Gjermanisë dhe fqinjëve të saj.

“Nuk mund ta imagjinoj rivendosjen e kontrolleve kufitare në të gjithë Gjermaninë,” tha ai, duke theksuar “problemet e mëdha politike” me të cilat Gjermania është përballur me javë të tëra për shkak të kontrolleve të përkohshme kufitare me Austrinë, Danimarkën, Francën, Luksemburgun dhe Zvicrën.

“Ata që mbështetën kontrollet kufitare ishin të njëjtët që do t’i kundërshtonin ata vetëm disa ditë më vonë,” shtoi ai.

Sidoqoftë, Seehofer beson se testimi COVID-19 në kufij duhet të bëhet i detyrueshëm për ata që vijnë nga vende me rrezik të lartë.

“Pyetja është se si ne do ta realizojmë atë,” – tha ai në një konferencë për shtyp duke sqaruar se autoritetet gjermane po debatonin mbi bazat ligjore për bërjen e testimit për të kthyerit në Gjermani, pas hapjes së kufijve.

Së bashku me politikanët e tjerë, Ralph Brinkhaus, një Demokrat i Lartë i (CDU) ata këmbëngulin që kufijtë e brendshëm nuk duhet të rivendosen, duke pohuar se zona pa kufij e Shengenit është “ADN” e Bashkimit Evropian.

“Vetëm duhet të presësh dhe të shohësh se si do të zhvillohet situata në vjeshtë,” – tha ai, duke shtuar se plotësisht e mbështet testimin për COVID-19.

Ministria gjermane e Shëndetësisë ka njoftuar më parë vendimin e saj për të ofruar teste falas për udhëtarët që kthehen në të gjitha aeroportet gjermane. Testet fillimisht do të jenë opsionale dhe do të ofrohen për ata që kthehen nga vendet jo me rrezik.

Vetëm këtë javë, SchengenVisaInfo.com raportoi se gjithsej 321.746 pasagjerë janë regjistruar në aeroportin e Frankfurtit, nga 20 korriku deri më 26 korrik, ndërsa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, numri ishte 79.7 për qind më i lartë.

Në prill të këtij viti, një zyrtar i BE-së kishte konfirmuar, që ata që dëshirojnë të udhëtojnë në Zonën Shengen, do të duhet të paraqesin një test negativ COVID-19 sapo kufijtë të fillonin rihapjen. Informacioni u konfirmua menjëherë pas rihapjes së kufijve kur një pjesë e madhe e vendeve të BE-së, përfshirë Francën, filluan të imponojnë rezultate të testeve COVID-19 për ata që do të përpiqen të hyjnë në territorin e saj.

Nga ana tjetër Norvegjia i është përgjigjur rekomandimit të rishikuar të Këshillit të BE-së për rihapjen e kufijve për banorët e 12 vendeve të treta, duke vënë në dukje se Qeveria do të vlerësojë me kujdes situatën epidemiologjike jashtë vendit para se të hap kufijtë e saj për çdo vend të tretë.

Përmes një njoftimi për shtyp të publikuar nga Qeveria Norvegjeze, Ministria e Shëndetësisë vëren se meqenëse i takon secilit shtet anëtar të vlerësojë nëse ata do të hapin kufijtë për vendet e treta bazuar në një vlerësim të kontrollit të infeksionit, autoritetet do të bëjnë një vlerësim gjatë gushtit.

“Gjatë muajit gusht, ne do të bëjmë një vlerësim të vendeve që janë në listën e BE. Përhapja e infeksionit në Norvegji është e ulët. Nëse hapim kufijtë për më shumë vende, rreziku i importimit të infeksionit rritet. Prandaj do të bëjmë vlerësime shumë të hollësishme para se të bëhet e rëndësishme për të hequr vendet e kufizimeve të hyrjes jashtë zonës së BE”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit, Bent Hoie.

Këshilli i Bashkimit Europian ka publikuar edhe vendet, qytetarët e të cilave do të mund të lëvizin për periudhën nga 1 deri më 16 Gusht. Më tej do të bëhet vlerësimi i radhës për vendet, jashtë zonës Shenghen. Ato janë:

Australia, Kanadaja, Gjerorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai, Kina (Subjekt i reciprocitetit).

Këshilli propozon që qytetarët nga Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikan do të konsiderohen rezidentë të Bashkimit Europian. Kriter përcaktuar për lëvizje të lirë të qytetarëve nga vende të treta, përfshirë Shqipërinë, do të jetë situata epidemiologjike. Shqipëria me rastet e shfaqura gjatë korrikut, nuk e fitoi të drejtën e lëvizjes së lirë. Madje edhe Serbisë dhe Mali të Zi, që e fituan këtë të drejtë më 1 korrik, iu hoq lëvizja e lirë e qytetarëve dy javë më parë. Listës së vendeve që ndalohen të lëvizin i është shtuar për Gushtin edhe Algjeria.

Rekomandimet nuk i kanë zbatuar të gjitha vendet. Një ndër to është Suedia. Polonia dhe Hungaria. po ashtu, kanë refuzuar të hapin kufijtë me të gjitha vendet e treta.

(Kosova Sot Online)