Vdesin tre pacientë – një i konfirmuar me COVID-19 dhe dy të dyshuar

  • A.P /
  • 02 August 2020 - 12:03
Vdesin tre pacientë – një i konfirmuar me COVID-19 dhe dy të dyshuar

Kanë vdekur tre pacientë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Ukshin Ismajli.

Ismajli tha se njëri nga pacientët ishte i konfirmuar me COVID-19, ndërsa dy të tjerë ishin në pritje të rezultateve.

” Gjatë 24 orëve kanë vdekur tre pacientë nga regjioni i Gjilanit. Njëri nga ata ishte COVID pozitivv, ndërsa për dy të tjerë jemi në pritje të rezultateve për të parë nëse ishin të infektuar. Pacientë ishin dy nga komuna e Kamenicë, dhe njëri nga Gjilanit”.

(Kosova Sot Online)