Sot protestojnë pronarët e pishinave

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 08:38
Sot protestojnë pronarët e pishinave

Vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës kundër pandemisë Covid-19 kanë ngjallur pakënaqësi të mëdha te shumë kategori ekonomike.

Pronarët e pishinave të Kosovës nuk po pajtohen me mbylljen e pishinave, andaj kanë paralajmëruar për ditën e sotme një protestë në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

“Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë. (Sheshi ‘Skëndërbeu’, Prishtinë, ora 14:00)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)