Deputeti i VV’së: Veç jam i izoluar, se do të protestoja bashkë me infermierët

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 09:43
Deputeti i VV’së: Veç jam i izoluar, se do të protestoja bashkë me infermierët

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka thënë se po të mos ishte në izolim sot do t’i bashkangjitej protestës së infermierëve, që do të mbahet në ora 10:00, para Objektit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, është e pakuptimtë që një infermier të paguhet vetëm 18 euro për punën që bën në ndërrimin e natës.

“Prandaj, unë e përkrah protestën simbolike të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës. Po të mos isha në izolim, sot do t’i bashkangjitesha kësaj proteste. Në pamundësi që ta bëjë këtë, nesër do të jem edhe më i zëshëm në Kuvend për të mbrojtur të drejtat e tyre”, ka shkruar Uka.

 

Para 1 muaji kam reaguar publikisht për kushtet e tmerrshme të punës së profesionistëve shëndetësor në kohën e...

Publiée par Fitim Uka sur Lundi 3 août 2020

(Kosova Sot Online)