Në Spitalin e Pejës 17 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 10:18
Në Spitalin e Pejës 17 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 78 pacientë për koronavirus, prej tyre 38 pacientë janë në oksigjenoterapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 24 të tjerë janë shëruar.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 78 pacientë me koronavirus. 38 pacientë janë në oksigjenoterapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 24 pacientë janë shëruar. Gjatë fundjavës së fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 750 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e Spitalit

Nga 750 pacientë, 72 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë fundjavës kanë qenë 19 lindje, 16 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 19 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.

(Kosova Sot Online)